Në datën 3 nëntor 2024 në kuadër të U2SID Project, në të cilin UNIKO është partner, përfaqësues të universitetit tonë morën pjesë në workshop-in “Manual on Digital Transformation Challenge (DTC)” të organizuar nga Fakulteti i Filozofisë në Universitetin e Malit të Zi.
Përmes këtij projekti po punohet për të fuqizuar universitetet si katalizator në përparimin e shoqërisë. Duke shfrytëzuar inovacionin dixhital, partnerët synojnë të trajtojnë sfidat e ndryshme dhe të nxitin një transformim gjithëpërfshirës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Manuali DTC do të shërbejë si një udhëzues thelbësor, duke i pajisur studentët dhe stafin akademik me mjetet e duhura për të ofruar zgjidhje optimale që do të ndihmojnë në bashkëpunimin me palë të treta, duke përfshirë biznese të rajonit tonë, organe politikëbërëse dhe organizata të shoqërisë civile.
EKIPI i projektit U2SID:
- Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
- Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO
- UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPERISË
- Scidev
- CCIS
- Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit
- Universiteti i Malit të Zi
- Universiteti i Beogradit, Fakulteti i Shkencave Organizative
- Università del Salento
- U2SID financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.