ZGJERIMI, FORCIMI DHE BASHKËPUNIMI I UNIKO ME UNIVERSITETE GREKE ISHIN FOKUSI I TAKIMIT QË U ZHVILLUA GJATË NJË VIZITE TË AMBASADORES SË GREQISË NË SHQIPËRI, ZNJ. KONSTANTINA KAMITSI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 17 dhjetor 2024 ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi e shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, z. Nikolaos Yotopoulos dhe z. Georgios Angeletopoulos përfaqësues i kësaj Ambasade u pritën në takim nga rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko dhe zëvendësrektori për mësimin prof. as. dr. Lorena Zeqo.

Rektori e njohu Ambasadoren Kamitsi me veprimtarinë që zhvillon Universiteti në përgjithësi, ndërsa u ndal më hollësisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimet e deritanishme të UNIKO me universitetet greke të Selanikut, Kozanit, Janinës , Korfuzit, si dhe bashkëpunimet në kuadër të programit Erasmus+ për mobilitete të stafit e studentëve me Universitetin “Panteion” të  Athinës, “Aristoteli” të Selanikut etj.

Drejtuesit e UNIKO u shprehën të gatshëm sa i takon thellimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimeve të nisura, por edhe për lidhjen e marrëdhënieve të reja me universitete greke.

Ambasadorja e Greqisë, znj. Kamitsi falënderoi Rektorin për pritjen dhe ofroi ndihmën dhe mbështetjen e saj për të zgjeruar hartën e bashkëpunimeve, duke folur për mundësitë  e bashkëpunimit në projekte e veprimtari të përbashkëta, mobilitete të stafit e studentëve, në organizimin e shkollave verore etj.

Previous Post
“VENDBANIMET E BASHKISË KORÇË- PROBLEME DHE ZGJIDHJE”- SIMPOZIUM SHKENCOR I BASHKORGANIZUAR NGA UNIKO ME AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BASHKORGANIZATOR NË PROMOVIMIN E LIBRIT “NJË HISTORI E PËRMBLEDHUR E GREQISË”, PËRKTHYER NGA AKADEMIKU BRITANIK RICHARD CLOGG

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right