Në datën 14 dhjetor 2024 departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizuan simpoziumin shkencor me temë: “Vendbanimet e Bashkisë Korçë- Problme dhe Zgjidhje”.
Seancën plenare e hapi përgjegjësja e departamentit të Historisë dhe Gjeografisë, UNIKO, prof. as. dr. Edlira Menkshi dhe më pas përshëndetën pjesëmarrësit rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi; prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i FEF dhe dr. Erjon Nexhipi kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë. Ata vlerësuan rëndësinë e këtij simpoziumi në një kohë kur zhvillimet e shpejta demografike, ndryshimet me karakter social, ekonomik dhe mjedisor po shtrojnë nevojën e studimeve të thelluara me karakter gjeografik, historik, por edhe nga fusha të tjera për të paraqitur sa më mirë situatën aktuale, problemet me të cilat përballen dhe mundësitë që ofrohen për zhvillimin e tyre.
Fjalën kryesore e mbajti prof. dr. Perikli Qiriazi me temën: “Probleme të studimit kompleks dhe ndërdisiplinar të qendrave të banuara të bashkisë së Korçës”, ndërsa më pas punimet e simpoziumit vijuan në dy sesione paralele në mjediset e FEF.