UNIVERSITETI “FAN S. NOLI’ NË VIJIM TË TRADITËS GJYSMËSHEKULLORE TË PËRKUSHTIMIT, PROFESIONALIZMIT DHE DINJITETIT ME TË CILIN KA EDUKUAR BREZA TË TËRË STUDENTËSH VAZHDON TË NXISË DHE MBËSHTESË STAFIN AKADEMIK PËR RRITJEN E TIJ PROFESIONALE DHE KUALIFIKIMIN ME GRADA E TITUJ SHKENCORË

Në datën 10 dhjetor 2024 kandidatja, dr. Eljona Tasho (Milo), pedagoge në Universitetin “Fan S. Noli”, aktualisht zëvendësdekane e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane mori vlerësim pozitiv për fitimin e titullit akademik “Profesor i Asociuar” nga juria me kryetar prof. dr. Shkëlqim Kuka dhe antarë prof. dr. Lorenc Ekonomi, prof. dr. Akli Fundo, prof. dr. Kostaq Hila, dhe prof. dr. Thoma Mitre pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Dr. Eljona Milo, alumni i Universitetit “Fan S. Noli”, pasi mbaroi studimet e larta në degën “Matematikë”, Universteti “Fan S. Noli”, mbrojti doktoraturën në programin e studimit: “Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, departamenti i Matematikës së Aplikuar me temë “Vlerat e humbura me metodat e rizgjedhjes” në vitin 2019.

 

Previous Post
POEZITË E ZGJEDHURA TË POETIT SKËNDER RUSI, BOTUAR NË NUMRIN SPECIAL TË REVISTËS “ILLZ” ISHIN KRYEFJALA E NJË TAKIMI TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË
Next Post
NË KUADËR TË 10 DHJETORIT DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT U ÇEL NË MJEDISET E UNIKO NJË EKSPOZITË FOTOGRAFIKE