UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË HAP ME INOVACIONIN DHE TEKNOLOGJINË-STUDIM MBI SINERGJINË E TEKNOLOGJIVE MODERNE NË ARSIM DHE BIZNESEVE LOKALE NË RAJONIN E KORÇËS

Në datën 28 mars 2025 në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u prezantua studimi “Sinergjia mes Sistemeve Moderne të Informacionit dhe Inteligjencës Artificiale: Ndikimi i Tyre në Transformimin e Arsimit dhe Bizneseve Lokale në Rajonin e Korçës”.

Ky studim synon të vlerësojë perceptimin e studentëve të ciklit të parë dhe të dytë në departamentin e Informatikës, departamentin e Menaxhimit dhe departamentin e Financë-Kontabilitet mbi sistemet e mësimdhënies dhe përdorimin e teknologjive të reja, si Inteligjenca Artificiale dhe Blockchain.

Pas analizës së këtyre perceptimeve, do të realizohen anketime me bizneset e rajonit të Korçës për të kuptuar teknologjitë që ato përdorin në menaxhimin e të dhënave. Studimi gjithashtu synon të aftësojë studentët në zhvillimin e mini-programeve kompjuterike, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe sektorin dixhital.

Previous Post
PROJEKTI INSTITUCIONAL “RRITJA E ROLIT TË UNIVERSITETIT NË TRANSFERIMIN E TEKNOLOGJIVE TË PASVJELJES, TË PRODUKTEVE LOKALE” U PREZANTUA NË DEPARTAMENTIN E AGROUSHQIMIT
Next Post
U PËRMBYLL ME NJË TRYZË TË BRRUMBULLAKËT PROJEKTI KËRKIMOR I READ “EXPLORING THE ROLE OF COHESIVE DEVICES IN ËRITTEN ACADEMIC ESSAYS IN ENGLISH AND ALBANIAN LANGUAGE”