Autoriteti EUropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), Universiteti i Parmës dhe Universiteti Katolik del Sacro Cuore i Piacenzës organizojnë ONLINE Shkollën Verore Parma 2024 “Aplikimet e Sotme dhe Perspektivat e Ardhshme të Inteligjencës Artificiale” në datat 23-25 Shtator 2024. Shkolla synon t’u ofrojë studiuesve dhe profesionistëve në fillim të karrierës mundësinë për të mësuar nga ekspertët në fushën e inteligjencës artificiale të aplikuar në sektorin ushqimor.
Gjatë këtij eventi tre-ditor online, Shkolla Verore Parma 2024 do të përfshijë aspekte të ndryshme të lidhura me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe do të eksplorojë aplikimet e saj të mundshme në sistemin ushqimor. Temat e Shkollës Verore do të trajtojnë katër fusha kyçe të ndryshme:
• IA dhe kuadri rregullator i BE-së
• Siguria Ushqimore dhe Vlerësimi i Rrezikut
• Qëndrueshmëria në Sistemin Ushqimor
• Shkencat Sociale
Duke pasur parasysh ndërdisiplinaritetin dhe kompleksitetin e kësaj teme, do të përdoren qasje multidisiplinare dhe multi-palëshe.
Shkolla Verore është kryesisht e destinuar për studentët e doktoraturës dhe studiuesit në fillim të karrierës, si dhe për shkencëtarë të tjerë, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe agjencive të BE-së. Pjesëmarrja është e kufizuar në një maksimum prej 300 pjesëmarrësish. Do të bëhet një përzgjedhje për të siguruar një balancë gjeografike dhe përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve të interesuara në audiencë.
Për më tepër informacione, lutemi, të drejtoheni pranë pranë Zyrës së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, Kati II, Godina Rektorat.: easabella@unkorce.edu.al.
Link-un për aplikim mund ta gjeni në faqen e dedikuar:
Afati i aplikimit: 28 qershor 2024.