THIRRJE PËR APLIKIM- AKADEMIA E INTEGRIMIT EVROPIAN DHE NEGOCIATAVE (AIEN)

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, hapet Thirrja e Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave, Edicioni III (2021-2022). AIEN zbatohet nga organizata Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave me mbështetjen e Komisionit Europian, Programi Erasmus+, Jean Monnet. 

Moduli I: “Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe Shqipëria”;  

Modul II: “Lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve”- Katër Liritë e Tregut, Kapitulli 1 dhe 3; 

Modul III: “Lëvizja e lirë e punonjësve dhe politikat e punësimit” – Kapitulli 2 dhe Kapitulli 19; 

 Modul IV: “Konkurrenca dhe Ndihma shtetërore” – Kapitulli 8; 

 Modul V: “Promovimi i të drejtave të njeriut në kuadër të Integrimit Europian” – Kapitulli 23; 

 Modul VI: “Migracioni dhe Politikat e Vizave” -Kapitulli 24; 

 Modul VII Praktik: “Planifikim Projektesh dhe Bashkëpunim Ndërsektorial”; 

 Modul VIII: “Politikat e energjisë” – Kapitulli 15; 

 Moduli IX: “Zhvillimi Rural dhe Siguria Ushqimore” – Kapitulli 11 dhe 12; 

 Moduli X: “Shkenca, edukimi dhe kultura”-Kapitulli 26; 

 Moduli XI: “Shqetësimet mjedisore në Shqipëri dhe standardet europiane” – Kapitulli 27. 

  • Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) do të realizohet gjatë periudhës Qershor 2021 – Qershor 2022 
  •  Do të përzgjidhen 60 pjesëmarrës: punonjës në sektorin publik, përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës privatë, akademikë, gazetarë dhe profesionistë të angazhuar politikisht (nivel qendror e lokal); 
  •  Afati i fundit i aplikimit është data 9 Maj 2021
  • Do të zhvillohen 11 Module (2-ditore, ditë të premte pasdite dhe të shtunë gjithë ditën, të strukturuara në 6 sesione), si vijojnë:
  • Do të ketë më shumë se 40 lektorë dhe ekspertë të fushave përfshirë dhe ekspertë nga institucione akademike evropiane; 
  •  Do të përfshihen çështjet më të rëndësishme dhe kapitujt prioritarë të Acquis së BE që lidhen me rolin transformues të BE në Shqipëri dhe perspektivën e anëtarësimit.  

    KRITERET PËR APLIKIM: 
     

  •  Përshtatshmëria e studimeve, profesionit dhe eksperiencës së punës me Modulet dhe tematikat e AIEN 2021-2022; 
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune; 
  • Njohja e gjuhës angleze në nivel mesatar është e domosdoshme pasi realizimi i Moduleve do të jetë në shqip e anglisht (pa përkthim); 
  • Angazhim i plotë gjatë zhvillimit të akademisë në pjesëmarrjen e Moduleve të caktuara dhe aktiviteteve të tjera të përfshira në program. 

    Nëse jeni të interesuar, plotësoni formatin e aplikimit në linkun si vijon: https://www.cognitoforms.com/AkademiaEIntegrimitEuropianDheNegociatave/AIENEdicioniIIIFormaEAplikimit, ku duhet të bashkëngjitni dokumentet e mëposhtme: 

  •  CV (Shqip ose Anglisht) 
  •  Letër motivimi (Anglisht) për pjesëmarrje duke specifikuar Modulet që preferoni të ndiqni dhe lidhjen tuaj akademike apo profesionale me to. 

Për t’u përditësuar mbi aktivitetet e radhës, ndiqni faqen zyrtare të organizatës dhe rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, si dhe mund të  kontaktoni në adresën e emailit: info@aien.al 

Ju urojmë suksese në aplikim!

 

Previous Post
NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN KOMBËTAR TË PUNIMEVE SHKENCORE NGA AADF
Next Post
“THIMI MITKOJA-PERSONALITET I SHQUAR I KULTURËS KOMBËTARE”-SEION SHKENCOR ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË I UNIKO NË BASHKËPUNIM ME BIBLIOTEKËN “THIMI MITKO”, KORÇË NË KUADËR TË 50-VJETORIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right