“TË RUAJMË PARKUN KOMBËTAR TË PRESPËS PËR NJË TË ARDHME TË PËRBASHKËT”-LEKSION I HAPUR NË FSHNH NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË LIGATINAVE

Në datën 28 janar 2025, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua një leksion i hapur me temë: “Të ruajmë Parkun Kombëtar të Prespës për një të ardhme të përbashkët”.

Ora e hapur u organizua nga departamenti i Biologji-Kimisë në bashkëpunim me organizatën mjedisore PPNEA, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e ligatinave si ekosisteme kyçe për ruajtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e jetës së komuniteteve lokale.

Gjatë kësaj veprimtarie në një diskutim interaktiv u fol mbi rolin e liqeneve të Prespës, si ligatina me rëndësi të madhe ndërkufitare dhe rajonale. Ligatinat janë jo vetëm habitate për një numër të madh llojesh të rralla dhe të rrezikuara, por ky park shërben edhe si korridor ekologjik për lloje si rrëqebulli i Ballkanit apo ariu i murrmë, lloje me rëndësi gobale.

Për më tepër, ato kontribuojnë në ruajtjen e ujërave, mbrojtjen nga përmbytjet dhe ofrojnë shërbime të rëndësishme ekosistemi, të cilat përdoren edhe nga njerëzit për nevojat e tyre jetësore dhe ekonomike.

Bashkëbisedimi pati fokusin tek informimi i studentëve se si ligatinat mund të qeverisen dhe të ruhen për brezat e ardhshëm.

Ky takim ishte gjithashtu një dëshmi e bashkëpunimit mes departamentit të Biologji-Kimisë dhe PPNEA-s, të cilët kanë krijuar ura të reja bashkëpunimi për projekte dhe nisma të përbashkëta, për të cilat, angazhimi dhe përfshirja e studentëve është shumë e rëndësishme.

 

Previous Post
Nderim për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
Next Post
NJOFTIM PËR KATËR VENDE TË LIRË PUNE NË NDËRMARRJEN E SHËRBIMEVE PUBLIKE NË BASHKINË KORÇË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right