STUDENTËT E UNIKO ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË TOKËS, DUKE PASTRUAR NGA MBETURINAT ZONËN E MBROJTUR TË BREDHIT TË DRENOVËS

Në datën 22 prill 2021, studentët e UNIKO ndërmorën një veprimtari ndërgjegjësuese në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, duke pastruar territorin në Bredhin e Drenovës. Veprimtarisë, iu bashkuan pedagogë, studentë dhe Alumni të departamentit të Shkencave Sociale dhe atij të Biologji-Kimisë të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, si dhe me bashkëpunimin e Agjencisë së Administrimit të Zonave të Mbrojtura, Korçë dhe shoqatës “Korça- Alpin”. Gjatë kësaj veprimtarie u përcollën mesazhe ndërgjegjësuese, se çdo ditë duhet të jetë dita e tokës dhe të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm për ta mbrojtur dhe ruajtur atë. Drejtori i ADZM, Korçë, z. Iljon Thanas i njohu studentët me bimësinë e shumëllojshme që popullon këtë zonë të bukur, e cila kap një sipërfaqe prej rreth 1300 ha, duke u ndalur në sfidat institucionale për mbrojtjen e mjedisit. Më pas, pedagogu, dr. Eriseld Kalemaj tha se kjo veprimtari erdhi si një angazhim vullnetar për pastrimin e zonës së mbrojtur të Bredhit të Drenovës, ndërsa theksoi nevojën e një etike mjedisore. Zv. dekani i FSHNH, phd. Jordan Jorgji, si pedagog i shkencave politike, u ndal në politikat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa përgjegjësja e departamentit të Biologji-Kimisë, dr. Desareda Mero solli të dhëna interesante për tokën, florën dhe faunën. Në të gjitha këto diskutime u përcollën mesazhe se, kontributin për mbrojtjen e tokës gjithsecili duhet ta fillojë nga vetja. Pas pastrimit, studentë e pedagogë shijuan edhe një ecje të këndshme në peizazhin e bukur që ofron Bredhi i Drenovës.

Previous Post
UNIKO BËHET PJESË E PLATFORMËS UCRIS (UNIVERSITY CURRENT RESEARCH INFORMATION SYSTEM)
Next Post
DITA BOTËRORE E LIBRIT NË UNIKO PËRKOI ME KRIJIMIN E GRUPEVE TË LEXIMIT, SI DHE ME ORGANIZIMIN E NJË VEPRIMTARIE LETRARE, KU PEDAGOGË, STUDENTË, NXËNËS SHKOLLASH DHE TË RINJ TË APASIONUAR PAS LEXIMIT U BËNË PJESË E INTERPRETIMEVE DHE DISKUTIMEVE RRETH LIBRIT MË TË RI TË AUTORES GERTA BANDILLI

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right