Mobilitetet për studime nisin në shtator të vitit 2025 e në vijim. Studentët do të mbështeten me një bursë prej 900 eurosh në muaj. Periudha e mobilitetit zgjat 2 deri në 5 muaj. Krahas mbështetjes me bursë, projekti mbulon shpenzimet e udhëtimit, të llogaritura nga programi Erasmus + në bazë të distancës mes vendit të nisjes (Korçës) dhe vendit të mbërritjes (Bari).
Disa prej fushave akademike që ofron Università degli Studi di Bari Aldo Moro në gjuhën italiane, janë si më poshtë:
Bachelor:
- Chimica
- Economia aziendale
- Economia e commercio
- Filosofia
- Fisica
- Infermieristica
- Informatica
- Lettere
- Lingue, culture e letterature moderne
- Marketing e comunicazione d’azienda
- Matematica
- Nuovi turismi
- Scienze biologiche
- Scienze del servizio sociale e sociologia
- Scienze dell’educazione e della formazione
- Scienze delle attività motorie e sportive
- Scienze e tecnologie agrarie
- Scienze e tecnologie alimentari
- Scienze politiche
- Storia
Master
- Economia degli intermediari e dei mercati finanziari
- Economia e management
- Economia, finanza e impresa
- Filologia, letterature e storia dell’antichità
- Gestione strategica e marketing digitale
- Lingue e letterature moderne
- Matematica
- Ricerca, innovazione sociale e politiche di inclusione
Informacion më i detajuar lidhur me ofertën akademike të Università degli Studi di Bari Aldo Moro dhe fushave akademike gjendet në këtë lidhje: Courses — English.
Në kohën e aplikimit, kandidatët për mobilitet duhet të jenë duke ndjekur studimet në Universitetin e Korçës. Përzgjedhja e tyre kryhet nga vetë universiteti, i cili orienton edhe hapat e mëtejshëm në bashkëpunim me UNIMED dhe universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:
- Forma e aplikimit për mobilitetin e studentëve COMMO IX_Call for Applications_Students;
- Curriculum Vitae në gjuhën italiane, max. 4 faqe;
- Kopje të pashaportës, ose kartës së identitetit, e vlefshme për përdorim deri në paktën tre muaj nga data e kthimit në vend;
- Njohuri në gjuhën italiane në varësi të vendit të mbërritjes (minimumi niveli B2);
- Mesatarja e provimeve dhe krediteve të kërkuara;
- Çertifikatë e regjistrimit në universitet;
- Një përshkrim i detajuar i temës së kërkimit për studentët në ndjekje të doktoraturës.
Data 14 prill 2025 është afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit për mobilitetin që do të zhvillohet gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2025-2026.
Më shumë informacion në lidhje me thirrjen mund të gjeni në lidhjen: COMMO IX – The call for student mobility opportunities is out! Apply by 5th April 2025 for next Fall semester and by 5th September 2025 for next Spring semester! – COMMO.
Për të shprehur interesin tuaj për këtë mobilitet mund të paraqiteni në Zyrën e Projekteve, Kërkimit Shkencor, dhe Shërbimeve Terciare pranë Rektoratit, kati i dytë, ose mund të shkruani në adresën e email-it: tkita@unkorce.edu.al.
Ju mirëpresim!