NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR TË SAPODIPLOMUARIT STUDENTË TË EKSELENCËS PËR INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat për shprehjen e interesit për punësimin me kontratë të përkohshme 1 vjeçare të studentëve të ekselencës, në pozicionet specialist dhe të barazvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore, konkretisht për grupet e pozicioneve si vijon:

-Lloji i diplomës: Shkenca Agronomike, Zootekni. Niveli minimal i diplomës: Bachelor

  • 38 – Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, Korçë, Specialist në Sektorin e Ekstensionit Bujqësor Korçë, në Agjencinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Korçë, Klasa e pagës: IV-3
  • 39 – Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, Korçë, Specialist në Sektorin e Ekstensionit Bujqësor Elbasan, në Agjencinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Korçë, Klasa e pagës: IV-3

 -Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike. Niveli minimal i diplomës: Bachelor

  • 47 – Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, Korçë, Specialist (Për Statistiken) në Sektorin e Ekstensionit Bujqësor Berat, në Agjencinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Korçë , Klasa e pagës: IV-3
  • 49 – Dega e Thesarit Devoll, Specialist në Degën e Thesarit Devoll , Klasa e pagës: IV-2
  • 75 – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Korçë , Specialist i Shërbimeve në Sektorin e Financës dhe Shërbime Mbështetëse, në Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Korçë, Klasa e pagës: IV-3.

 -Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike, Shkenca Inxhinierike, Shkenca Juridike, Shkenca Natyrore. Niveli minimal i diplomës: Bachelor.

  • 99 – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Doganier në Zyrën e Mbikëqyrjes Doganore, në Degën Doganore Qafë-Thanë, Klasa e pagës: IV-a

Kushtet që duhet të plotësohen për aplikim:

  1. Studentët e ekselencës duhet të jenë diplomuar duke filluar nga viti 2021 e në vijim.
  2. Studentët e ekselencës nuk duhet të kenë përfituar më parë (t’u jetë lidhur një kontratë e përkohshme pune) nga skema e punësimit sipas procedurave të zhvilluara për studentët e ekselencës.
  3. Të kenë përfunduar studimet universitare në ciklin e parë ose të dytë të arsimit të lartë me mesatare të ponderuar 9.00 – 10.00 ose ekuivalent me të;
  4. Të jenë diplomuar në njërën prej fushave dhe të kenë nivelin e diplomës që i përket llojit dhe nivelit të diplomës së kërkuar për pozicionet e përmendura në këtë shpallje.

Afati për dorëzimin e dokumentave: 12/12/2024

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve do të bëhet online në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të kandidatit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online.

Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit, dokumentat dhe procesin e konkurrimit klikoni linkun:

https://rekrutimi.administrata.al/shpalljet/shfaq/7?exellence=7

Previous Post
NË KUADËR TË FUSHATËS “16 DITË AKTIVIZËM KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE” U ZHVILLUA NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË MJEDISET E UNIKO
Next Post
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE, IU BASHKUA PANAIRIT TË ORGANIZUAR NGA QENDRA REZIDENCIALE E ZHVILLIMIT, KORÇË, NË KUADËR TË 3 DHJETORIT, DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right