Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
- Specialist (zbatues) në Sektorin e Bazës Eksperimentale/ Prodhuese, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Korçë – klasa e pagës IV-3 (Shkenca Agronomike).
Afati i fundit për aplikim për pranim në shërbimin civil është data 2.4.2025
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve do të bëhet online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet.
Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit, dokumentat dhe procesin e konkurrimit klikoni këtu.