Bazuar ne VKM Nr. 903, date 21.12.2016 “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE NGA FONDI I MBËSHTETJES STUDENTORE PËR STUDENTËT E SHKËLQYER, STUDENTËT QË STUDIOJNË NË PROGRAME STUDIMI NË FUSHAT PRIORITARE DHE STUDENTËT NË NEVOJË” (Ndryshuar me VKM nr. 450, datë 22.5.2017; nr. 697, datë 21.11.2018; nr. 39, datë 23.1.2019; nr. 755, date 30.11.2019)”, njoftojme se:
Studentët aplikojnë për bursë, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim, me dokumentacionin provues të plotësimit të kritereve, në momentin e regjistrimit, prane Sekretarive te Departamenteve ne fakultetin e tyre ose në momentin që plotësojnë kriteret sipas këtij vendimi.
Bursa financiare paguhet nga data e rregjistrimit ne rastet e aplikimit ne fillim te vitit akademik ose nga muaji pasardhes kur student ka paraqitur kerkesen ne rast te plotesimit te kritereve gjate vitit akademik.
Bursa financiare eshte ne masen 10.000 leke ne muaj dhe paguhet ne llogarine bankare te deklaruar nga studentet, ne bankat e nivelit te dyte, pas konfirmimit te frekuentimit te programit perkates te studimit nga fakulteti perkates.
KATEGORITE PERFITUESE
- Studente me note mesatare vjetore 9 deri ne 10
- studentët e pranuar në vitin e parë akademik, në programet e studimeve profesionale, programet e ciklit të pare të studimeve dhe programet e integruara të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatare vjetore nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë) nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, që përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë:
- mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë;
- mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.
- Studentet e regjistruar ne vitet pas te parit, me note mesatare vjetore te ponderuar 9 -10 te vitit akademik paraardhes te perllogaritur me kreditet dhe notat e atij viti akademik nga institucionet publike te arsimit te larte. Studentet duhet te kene sh Iyer te gjitha detyrimet e vitit paraardhes akademik, per te cilin llogaritet nota mesatare vjetore e ponderuar.
- Studente qe u perkasin shtresave sociale ne nevoje
- studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike;
- bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare;
- studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar;
- studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar;
- studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton;
- studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë;
- studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
- studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç;
- studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;
- studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
Dokumentacioni i dorezuar duhet te jete sipas legjislacionit shqiptar ne fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje te noterizuara.
Per informacion ne te detajuar, paqartesi apo sqarime ne lidhje me sa me siper lutemi drejtohuni prane Sekretarive te Departamenteve te fakulteteve perkatese.
Aplikimet per burse kryhen prane Sekretarive te Separtamenteve te cdo fakulteti.
FORMULARI I APLIKIMIT PER BURSE (NE TE CILIN SPECIFIKOHET DHE DOKUMENTACIONI I CILI DUHET DOREZUAR BASHKENGJITUR APLIKIMIT) MUND TE SHKARKOHET KETU.