NDËRKOMBËTARIZIMI-U PËRURUA “LABORATORI I TURIZMIT DHE MIKPRITJES” NJË BASHKËPUNIM I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE LA FONDATION POUR LA FORMATION HÔTELIÈRE

Në datën 30 qershor 2025 u përurua në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, “Laboratori i Turizmit dhe Mikpritjes”.

Ky laborator vjen si një hapësirë moderne, bashkëkohore dhe multifunksionale, i ngritur në kuadër të një bashkëfinancimi mes Universitetit “Fan S. Noli” dhe La Fondation pour la Formation Hôtelière.

Në ceremoninë e inagurimit të këtij laboratori u nënvizua fakti se, ai do të shërbejë si një platformë praktike për studentët e programeve të turizmit dhe mikpritjes dhe si një qendër trajnimi për stafet e bizneseve turistike, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive profesionale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në industrinë e mikpritjes.

Të pranishëm në takim ishin rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe dekania e Fakultetit të Ekonomisë, prof. as. dr. Ledina Alolli, të cilët prenë edhe shiritin e inagurimit, si dhe të ftuar të tjerë, drejtues të UNIKO, pushteti lokal, Shkolla Profesionale Korçë, përfaqësues nga biznese turistike të rajonit të Korçës, staf akademik dhe studentë të përfshirë në programet e mikpritjes.

Koordinatorja e projektit, dr. Alma Zhilla foli në lidhje me bashkëpunimin mbi 14-vjeçar me La Fondation pour la Formation Hôtelière, si një partner i besueshëm që ka kontribuar ndër vite në forcimin e kapaciteteve profesionale në fushën e turizmit dhe hotelerisë.

Më pas, ish-studentë të departamentit Marketing-Turizëm bënë disa demonstrime praktike, që përfaqësojnë trajnimet e ardhshme që do të mbahen në këtë laborator dhe që synojnë të sjellin një qasje më realiste dhe cilësore në formimin profesional.

Një falënderim i veçantë në këtë takim shkoi për:

La Fondation pour la Formation Hôtelière, për mbështetjen financiare, besimin dhe vizionin e përbashkët

Kantinën e Verës Pelium, që kontribuoi me mikpritjen autentike në këtë ditë të veçantë,

️Shejni’s Candel Shop për dekorimin e mjedisit të laboratorit.

Ky laborator është një shembull frymëzues i bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, që mund të sjellë rezultate konkrete në shërbim të arsimit dhe zhvillimit të turizmit.

 

Previous Post
NDËRKOMBËTARIZIMI PRIORITET I UNIKO
Next Post
PËRMBYLLET ME SUKSES PROJEKTI: “PËRMIRËSIMI I BASHKËPUNIMIT AKADEMIK DHE KËRKIMOR NDËRKUFITAR NË TRENDET AKTUALE ARSIMORE TË GJUHËS ANGLEZE SI GJUHE E HUAJ”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right