KRIJIMI I NJË RRJETI NDËRKUFITAR PËR AFTËSI DIXHITALE, SIPËRMARRËSE DHE PROFESIONALE ISHTE QËLLIMI I TAKIMIT TË ORGANIZUAR NE KUADËR TË PROJEKTIT ILOFORDIGITAL NË MOLISE, ITALI KU MORI PJESË EDHE UNIKO

Në datën 28 shkurt 2025, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” morën pjesë në takimin e organizuar në kuadër të projektit ILOFORDIGITAL në Molise, Itali.

Takimi u organizua nga Sviluppo Italia Molise S.p.A. dhe kishte si qëllim fuqizimin e zyrave të lidhjes industriale (ILO) dhe krijimin e një rrjeti ndërkufitar për aftësi dixhitale, sipërmarrëse dhe profesionale.

Gjatë takimit pedagogët e UNIKO, dr. Aldona Minga dhe dr. Dorjan Marku patën mundësinë të  zhvillonin takime interaktive me kompani të rëndësishme, si: Sensor ID S.r.l. dhe Pringraf S.r.l., vizita në laboratorë dhe impiante industriale, si dhe një sesion në Molise Contamination Lab mbi inovacionin dhe sipërmarrjen.

Si rezultat i këtij takimi, u krijuan kontakte të reja me industrinë, u identifikuan praktika të mira për zhvillimin e aftësive dixhitale dhe sipërmarrëse dhe u vendosën hapa konkretë për të forcuar bashkëpunimin mes universiteteve dhe sektorit privat.

Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës mbetet i angazhuar në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Previous Post
PROJEKTI ERASMUS+, U2SID ZHVILLOI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” KONFERENCËN PËRMBYLLËSE TË DY VITEVE PUNË PËR TË NXITUR TRANSFORMIMIN DIXHITAL GJITHËPËRFSHIRËS NË ARSIMIN E LARTË NË BALLKANIN PERËNDIMOR.
Next Post
NË DITËN E DYTË TË KONFERENCËS U2SID STUDENTËT TË NDARË NË SKUADRA TREGUAN RASTET E TYRE STUDIMORE, DUKE NDARË PRAKTIKAT MË TË MIRA

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right