“JAVA E PARASË”-VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 21 mars 2025 me rastin e “Javës së Parasë”, e cila këtë vit kishte në fokus edukimin financiar u organizua edhe një leksion i hapur nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli”.

Veprimtaria edukative trajtoi temën “Bankat qendrore dhe roli i tyre në epokën digjitale” me lektore prof. dr. Luljeta Minxhozi, zëvendësguvernatore e Parë, Banka e Shqipërisë.

Në emër të Fakultetit të Ekonomisë përshëndeti të pranishmit prof. as. dr. Sonela Stillo, e cila theksoi se kjo orë e hapur ofron për studentët një panoramë dhe analizë të thelluar mbi sfidat dhe mundësitë që sjell transformimi digjital për sistemin bankar dhe rolin e bankave qendrore në këtë epokë dinamike.

Gjithashtu, studentët treguan interes për temën e trajtuar dhe u bënë pjesë aktive e diskutimeve në lidhje me të.

Veprimtaritë në kuadër të kësaj jave kanë për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetare të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht.

 

Previous Post
NË DEPARTAMENIN E MENAXHIMIT U PREZANTUA PROJEKTI “VLERËSIMI I AFTËSIVE DIGJITALE TË STUDENTËVE TË UNIKO SI DOMOSDOSHMËRI NË PËRBALLIMIN EFEKTIV TË SFIDAVE NË EPOKËN E TRASFORMIMEVE DIGJITALE” I FINANCUAR NGA TË ARDHURAT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Next Post
PROJEKTI INSTITUCIONAL “STUDIMI I PERCEPTIMIT TË GRUPEVE TË NDRYSHME TË INTERESIT MBI MBROJTJEN CIVILE NDAJ FATKEQËSIVE NATYRORE DHE NEVOJA PËR ÇELJEN E NJË PROGRAMI MASTER PRANË UNIKO” U PREZANTUA NË DEPARTAMENTIN E HISTORI-GJEOGRAFISË