“IZOLIMI FIZIK DHE FRIKA NGA VETMIA MORALE”-WORKSHOP I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE, ME FTESË NGA IEVP DRENOVË

Në datën 4 dhjetor 2024 pedagogë e studentë të programit të studimit “Master i Shkencave” në “Etikë dhe Lidership”, departamenti i Shkencave Sociale, me ftesë nga IEVP Drenovë organizuan workshop-in me temë “Izolimi fizik dhe frika nga vetmia morale”.

Në kuadër të programeve të studimit që ofron ky Departament, kurrikulës së tyre, si dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional me IEVP Drenove, duke përfshirë këtu edhe ndihmën ndaj të tretëve, në këtë ëorkshop iu kushtua vëmendje e veçantë stigmës paragjykuese që iu vendoset vuajtësve të dënimit pasi rikthehen në shoqëri dhe refuzimit e barrierave që u krijohen në jetën e përditshme pasi përfundojnë dënimin.

Për këto arsye lind nevoja për mbështjetje psikologjike, morale dhe institucionale e të dënuarve pasi kanë vuajtur dënimin, si një qasje që ndihmon në rehabilitimin e integrimin e tyre në shoqëri. Këto mekanizma minimizojnë përsëritjen e veprave të ngjashme dhe risin ndjenjën e përgjegjësisë ndaj tjetrit edhe pse kjo mbetet një sfidë pas izolimit fizik të të dënuarve, si dhe një përgjegjësi e shoqërisë dhe institucioneve.

Në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore bashkëbisedimi u orientua edhe drejt shmangies së agresionit, pasi të pranishmit e justifikonin me akumulimin nga faktorët e jashtëm shoqërorë.

Pjesemarrja e studenteve i dha bashkëbisedimit një atmosferë më argëtuese.

Të pranishëm në këtë workshop ishin edhe punonjës socialë, specialistë edukimi, si dhe alumni i departamentit të Shkencave Sociale: Blerina Çaushi, Eglantina Belishta, Genti Qose dhe Rediona Likomani, të cilët punojnë pranë këtij institucioni.

 

Previous Post
“TË ZGJEROJMË DHE THELLOJMË MË TEJ BASHKËPUNIMIN NDËRINSTITUCIONAL NË KUADËR EDHE TË OBJEKTIVAVE TË PËRBASHKËTA TË DY INSTITUCIONEVE”-ISHTE FOKUSI I TAKIMIT TË ZHVILLUAR MIDIS DREJTUESVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE KËSHILLIT TË QARKUT KORÇË
Next Post
UNIVERSITETI “Fan S. Noli” shpall thirrjen për aplikime nga studentë të ciklit të parë dhe ciklit të dytë, si dhe staf akademik, për pjesemarrje në konkursin “SFIDA TË TRANSFORMIMIT DIXHITAL”, organizuar në kuadër të projektit Erasmus+ Capacity Building in HE_U2SID