Fakultete, si: Shkencat Sociale dhe Ekonomike; Filozofi; Shkenca; Edukim; Shkenca Shëndetësore; Agrikulturë, Pyje dhe Mjedis Natyror, Edukimi Fizik dhe Shkencat Sportive në Universitetin Aristotel të Selanikut ofrojnë kurse në gjuhën angleze, të cilat mund t’i gjeni në këtë lidhje: MODIP – Aristotle University of Thessaloniki | Study Guide. Informacioni në lidhje me sistemin e krediteve mund të aksesohet në këtë lidhje: https://eurep.auth.gr/en/students/studies/grading_system.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
-Forma e aplikimit për studentë;
-Marrëveshja e studimit;
-Çertifikatë e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal B2).
Dokumentet mund të shkarkohen në këtë lidhje: Applications – Τμήμα Διεθνών Σχέσεων
Afati i fundit për nominime është data 30.04.2025 për semestrin vjeshtë/dimër (tetor 2025-shkurt 2026).
Regjistrimi kryhet në Zyrën e Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare, kati i dytë, ndërtesa e Rektoratit. Gjithashtu, studentët e interesuar mund të shprehin interesin e tyre në adresen e email-it: tkita@unkorce.edu.al.
Ju mirëpresim!