Hapet thirrja për aplikime për staf akademik në kuadër të Programit të Bursave ofruar nga Universiteti Alexandru Ioan Cuza në Ias, Rumani

Si anëtare e Coimbra Group of Universities, Universiteti Alexandru Ioan Cuza në Ias, Rumani ka hapur thirrjen për vizita afatshkurtëra (1-3 muaj) për kërkuesit e rinj. Qëllimi kryesor i këtij programi bursash është t’ju mundësojë studiuesve të ndërmarrin kërkime në vijim të angazhimit akademik në universitetin e tyre si dhe t’i ndihmojë të krijojnë kontakte akademike dhe kërkimore nëpër Evropë.

Bursat mbështeten financiarisht nga universitetet anëtare të Grupit Coimbra.

Kriteret e pranueshmërisë për aplikantët:

  • Të kenë lindur më ose pas 1 janarit 1990.
  • Të jenë shtetas shqiptarë dhe banorë në vendin e shtetësisë.
  • Të jenë aktualisht pjesë e stafit akademik të universitetit ose të një institucioni ekuivalent të arsimit të lartë në Shqipëri.
  • Të gëzojnë statusin postdoktoral ose ekuivalent, megjithëse disa institucione mund të ofrojnë mundësi edhe për studentët doktoralë.
  • Të zotërojën një letër/email pranues nga tutori/supervizori me të cilin do të zhvillojnë programin e punës në institucionin pritës. Ky është një dokument i detyrueshëm.
  • Të përdorin procesin elektronik të aplikimit të zyrës së Grupit Coimbra (ose paraprakisht adresën elektronike të poshtë-shënuar).
  • Të aplikojnë për një universitet të vetëm, pasi aplikimet e shumta nuk konsiderohen të vlefshme.
  • Të dorëzojnë të gjitha informacionet në gjuhën angleze.

Më shumë informacion rreth thirrjes mund të gjeni në këtë lidhje: European Neighbourhood | Coimbra.

Në mbështetje të Programit të Bursave, Universiteti Alexandru Ioan Cuza në Ias, Rumani fton të gjithë aplikantët e interesuar të dërgojnë një CV dhe një propozim kërkimi në adresën elektronike: ioana.serafinceanu@uaic.ro, përpara datës 24 mars 2025.

 

Previous Post
Hapet thirrja për mobilitet studentësh në Universitetin Aristotel të Selanikut gjatë semestrit të dimrit, viti akademik 2025-2026
Next Post
GRUPI I EKSPERTËVE TË VLERËSIMIT TË JASHTËM ZHVILLOI NJË VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË AKREDITIMIT TË 10 PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË FEF DHE FE

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right