Mobilitetet për vitin e ardhshëm akademik (2025-2026) ofrohen në gjuhën angleze dhe përfshijnë fushën e studimit: Ekonomi Ndërkombëtare.
Dokumentacioni paraprak i nevojshëm:
- CV
- Dëshmi e gjuhës angleze (niveli minimal B2)
- Foto pasaporte
Data 02 maj 2025 është afati i fundit për shprehjen e interesit për mobilitet.
Për informacione të mëtejshme mbi procedurën e aplikimit drejtohuni në Zyrën e Projekteve, Trajnimit Shkencor, dhe Shërbimeve Terciare pranë Rektoratit, kati i dytë. Gjithashtu, mund të na shkruani në adresën e email-it: tkita@unkorce.edu.al.
Ju mirëpresim!