Mobilitetet për studime nisin në shtator të vitit 2025 e në vijim. Studentët do të mbështeten me një bursë prej 900 eurosh në muaj. Periudha e mobilitetit zgjat 2 deri në 5 muaj. Krahas mbështetjes me bursë, projekti mbulon shpenzimet e udhëtimit, të llogaritura nga programi Erasmus + në bazë të distancës mes vendit të nisjes (Korçës) dhe vendit të mbërritjes (Bari).
Fushat akademike të gatshme për mobilitet, që ofron Università degli Studi di Bari Aldo Moro në gjuhën angleze, janë si më poshtë:
- Computer Science
- Earth Systems and Global Changes
- Innovation Development in Agri-Food Systems
- Medicine and Surgery-Medicina e Chirurgia in Lingua Inglese
- Physics
Në gjuhën angleze dhe italiane:
- Economics and Strategies for International Markets
Gjithashtu, ky universitet ofron më shumë programe studimi në gjuhën vendase, pra atë italiane.
Informacion më i detajuar lidhur me ofertën akademike të Università degli Studi di Bari Aldo Moro dhe fushave akademike, në të cilat mund të zhvillohen mobilitetet, gjendet në këtë lidhje: Courses — English.
Në kohën e aplikimit, kandidatët për mobilitet duhet të jenë duke ndjekur studimet në Universitetin e Korçës. Përzgjedhja e tyre kryhet nga vetë universiteti, i cili orienton edhe hapat e mëtejshëm në bashkëpunim me UNIMED dhe universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:
- Forma e aplikimit për mobilitetin e studentëve COMMO IX_Call for Applications_Students;
- Curriculum Vitae në gjuhën angleze, max. 4 faqe;
- Kopje të pashaportës, ose kartës së identitetit, e vlefshme për përdorim deri në paktën tre muaj nga data e kthimit në vend;
- Njohuri në gjuhën angleze dhe/ose italiane në varësi të vendit të mbërritjes (minimumi niveli B2);
- Mesatarja e provimeve dhe krediteve të kërkuara;
- Çertifikatë e regjistrimit në universitet;
- Një përshkrim i detajuar i temës së kërkimit për studentët në ndjekje të doktoraturës.
Data 5 prill 2025 është afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit për mobilitetin që do të zhvillohet gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2025-2026, ndërsa afati i fundit për të zhvilluar mobilitetin gjatë semestrit të dytë është data 5 shtator 2025.
Më shumë informacion në lidhje me thirrjen mund të gjeni në lidhjen: COMMO IX – The call for student mobility opportunities is out! Apply by 5th April 2025 for next Fall semester and by 5th September 2025 for next Spring semester! – COMMO.
Për të shprehur interesin tuaj për këtë mobilitet mund të paraqiteni në Zyrën e Projekteve, Kërkimit Shkencor, dhe Shërbimeve Terciare pranë Rektoratit, kati i dytë, ose mund të shkruani në adresën e email-it: tkita@unkorce.edu.al.
Ju mirëpresim!