Hapen aplikimet për 2 mobilitete stafi akademik në Eskisehir Osmangazi University, Turqi

Eskisehir Osmangazi University organizon Javën Ndërkombëtare të Trajnimit të Stafit (ESOGU ISTW 2025) në datat12-16 maj, 2025.

Ftohen për pjesëmarrje pedagogë të të gjitha fushave akademike.

Krahas CV-së dhe dëshmisë së gjuhës angleze, kandidatët për mobilitet duhet të paraqesin një projekt-propozim, sipas formatit që Eskisehir Osmangazi University i ka komunikuar Zyrës së Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare.

Data 15 prill 2025 është afati i fundit për shprehjen e interesit për këtë mobilitet.

Për më tepër informacion na shkruani në adresën e email-it: tkita@unkorce.edu.al.

Ju mirëpresim!

Previous Post
Incoming Mission NË KORÇË – Forcimi i Bashkëpunimit midis Akademisë dhe Industrisë
Next Post
Hapen aplikimet për pjesëmarrje të studentëve në Francophone Summer University “International 2025, Rumani