FAKULTETI I  SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE  ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË FLUTURIMEVE NË HAPËSIRË, E CILA VJEN NJËKOHËSISHT EDHE NË KUADËR TË 50-VJETORIT TË UNIKO

Në datën 12 prill 2021, departamenti i Matematikës dhe Fizikës, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, organzoi një veprimtari me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fluturimeve në Hapësirë, e cila erdhi edhe në kuadër të 50-vjetorit të UNIKO. Në këtë veprimtari morën pjesë drejtues të Universitetit dhe Fakultetit pedagogë, studentë, mësues, maturantë nga Korça dhe Pogradeci, si dhe të ftuar të tjerë të apasionuar pas hapësirës dhe shkencave ekzakte. Takimin e hapi përgjegjësja e departamentit, dr. Lorena Kelo, ndërsa zëvendësdekani i FSHNH, Phd. Jordan Jorgji përgëzoi departamentin për këtë organizim dhe shtoi se kjo veprimtari është pjesë e kalendari të pasur veprimtarish që FSHNH është duke organizuar me rastin e 50-vjetorit të Universitetit “Fan S. Noli”. Qëllimi kryesor i tyre është promovimi i shkencës, nëpërmjet takimeve për ngjarje dhe zhvillime që i kalojnë kufijtë lokalë.  

Astrofizikania e parë shqiptare dhe pedagogia, prof. dr. Mimoza Hafizi u shpreh se 60 vjet pas përpjekjes së parë për të eksploruar hapësirën janë bërë hapa të jashtëzakonshëm me misione mjaft të suksesshme në këtë drejtim. Ngjarje të tilla sipas saj jo vetëm informojnë, por edhe frymëzojnë brezin e ri, i cili duhet të ndiejë që është pjesë e këtij progresi.

Më pas, programi vijoi me referimin e dy studentëve ekselentë të programit Matematikë-Fizikë, Marsida Laze dhe Thomaq Treska, të cilët prezantuan një projekt të veçantë, ku sollën fakte interesante nga  udhetimi i parë i Yuri Gararin-it në hapësirë.

Previous Post
NJOFTIM PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A1/ A1Z PËR MATURËN SHTETËRORE 2021
Next Post
NJOFTIM PËR FILLIMIN E MËSIMIT PËR SEMESTRIN E DYTË VITI AKADEMIK 2020-2021

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right