“DUKE PRITUR GODONË” NGA SAMUEL BECKETT-SHFAQJE E VËNË NË SKENË NGA STUDENTËT E VITIT III TË PROGRAMIT TË STUDIMIT BACHELOR NË “GJUHË ANGLEZE”

Në datën 29 tetor 2024, studentët e vitit III Bachelor, programi i studimit “Gjuhë Angleze” interpretuan pjesën “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett-it, në mjediset e Amfiteatrit ët FEF.

Kjo shfaqje ishte një nismë e vetë studentëve me dëshirën për një  gjallërim të jetës studentore përtej mësimit në auditore dhe për angazhime në të tjera  veprimtari që pasurojnë përvojën e tyre akademike e personale. Me interpretimin e tyre plot pasion e përkushtim, ata treguan se dinë të përcjellin mesazhe dhe vlera që kanë rëndësi për shoqërinë dhe kulturën bashkëkohore.

Venia në skenë e kësaj drame u ideua dhe u mbështet nga pedagogia e letërsisë angleze, në departamentin e Gjuhëve të Huaja, dr. Erinda Papa, si një përpjekje për të rrënjosur te studentët dashurinë për librin dhe për të nxitur mendimin kritik.

Përmes kësaj përvoje teatrale, studentët patën mundësinë të përballen me një nga veprat më të rëndësishme të teatrit modern, duke reflektuar mbi absurditetin e ekzistencës, pritjen dhe kuptimin e jetës.

Kjo veprimtari sjell edhe një shembull të bukur të përkushtimit të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” për të sfiduar veten dhe për të sjellë vlera për komunitetin.

Studentët morën përgëzimet e përgjegjëses së Departamentit, prof. as. dr. Erjola Qafzezi, nga pedagogët dhe familjarë t ëtyre të cilët I ndoqën me emocion në këtë interpretim.

Previous Post
“EKSPLORIMI I ROLIT TË MJETEVE KOHEZIVE NË ESETË AKADEMIKE NË GJUHËN ANGLEZE DHE SHQIPE”- PROJEKTI I FITUAR NË KUADËR TË PROGRAMIT READ U PREZANTUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
Shpallja e kritereve për ndarjen e bursave për studentët nga Republika e Kosovës, në universitetet publike në programet bachelor për vitin akademik 2024 – 2025

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right