“DIMENSIONET E KANTIZMIT DHE SHOQËRIA POSTMODERNE”-VEPRIMTARI NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË FILOZOFISË

Në datën 19 nëntor 2024 departamenti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë organizoi veprimtarinë me temë: “Dimensionet e Kantizmit dhe shoqëria postmoderne”.

Kjo veprimtari kishte qëllim të vendoste në fokus reflektimin mbi njeriun në shoqërinë e sotme dhe dinamikat e zhvillimit të tij nën ndikimin e shumë faktorëve sociale, kulturore, psikologjike, historike, ekonomike, politike etj.

Edhe këtë vit takimi u zhvillua jashtë auditorëve. Stafi dhe studentët e FSHNH ishin mes nxënësve të gjimnazit “Faik Konica” në mjediset e Kabinetit të Filozofisë.

Ata i përqëndruan diskutimet mbi njeriu, duke cituar Kantin: “Me ligj njeriu është fajtor nëse shkel të drejtat e të tjerëvë. Me etikë ai është fajtor qoftë edhe vetëm kur e mendon këtë”.

Veprimtaritë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë tashmë janë kthyer në një traditë për këtë Departament.

Bashkëbisedimi me nxënësit dhe studentët e programeve “Shkenca politike” dhe “Administrim dhe politika sociale” krijoi hapësira ndërveprimi dhe shkëmbime idesh mbi sfidat dhe mundësitë që sjell koha postmoderne, duke vendosur filozofinë kantiste në shërbim të edukimit dhe zhvillimit të mendimit kritik.

Previous Post
NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS U ZHVILLUA TAKIMI I RADHËS NË KUADËR TË PROJEKTIT DYPALËSH: “MIRËQENIA EMOCIONALE DHE SOCIALE E FËMIJËVE, ADOLESHENTËVE DHE TË RINJVE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË”
Next Post
“TË NJOHIM TË DREJTAT TONA”-STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TE SHKENCAVE SOCIALE VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË FËMIJËV

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right