DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT ORGANIZOI “JAVËN E SIPËRMARRJES” ME QËLLIM NJOHJEN E STUDENTEVE ME PRAKTIKAT E BIZNESEVE NË TREGUN E PUNËS

Nga data 28 prill – 2 maj 2025 departamenti i Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë organizoi “Javën e sipërmarrjes”, e cila kishte qëllim njohjen e studenteve me praktikat e bizneseve në tregun e punës.

Në kuadër të kësaj jave stafi dhe studentët u angazhuan në një sërë veprimtarish, ku veçojmë ëorkshopin me temë: “Sipërmarrja dhe inovacioni”. Të ftuar ishin përfaqësues të biznesit që operon në rajonin e Korçës, znj. Diana Naumi, znj. Lirika Pojani dhe z. Erald Fejzulla, si dhe ekspertja e biznesit, znj. Ada Përmeti dhe dr. Eriseld Kalemaj.

Ata zhvilluan një diskutim të frytshëm me studentët, të cilët treguan interes dhe bënë pyetje në lidhje me sipërmarrjet e suksesshme, arritjet, sfidat, dhe problematikat me të cilat mund të përballen sot bizneset.

Studentët e programeve të studimit “Menaxhim”, “Informatikë Biznesi”, “Financë- Kontabilitet” punuan si ekip dhe realizuan idenë e startup-it “Prodhimi i çantave artizanale me motive tradicionale korçare”.

Gjithashtu, po me rastin e Javës së sipërmarrjes, studentë të programeve të studimit “Menaxhim dhe Financë- Kontabilitet morën pjesë në ëorkshop-in me temë: “Një krahasim i ekosistemeve të startup- ve në Korçë, Tiranë dhe Gjermani. Ky ëorkshop u organizua në kuadër të projektit “Sipërmarrja dixhitale dhe startup- et” me Hochschule Koblenz, Gjermani dhe Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe u zhvillua në mjediset e Korca Innovation Hub.

Gjatë kësaj jave u zhvilluan edhe vizita në bizneset e qytetit të Korçës.

Previous Post
U NËNSHKRUA ZYRTARISHT MARRËVESHJA PËR NGRITJEN E NJË DATA CENTER-I TË TEKNOLOGJISË SË LARTË PRANË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Next Post
NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” VIJOJNË TRAJNIMET E PROGRAMIT KOMBËTAR TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË MËSUESVE PËR VITIN 2025

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right