Në datën 12 prill 2022, në kuadër të nismës së ndërmarrë nga departamenti i Menaxhimit “Java e sipërmarrjes” u zhvillua një tryezë e rrumbullaket me pedagogë e studentë të këtij Departamenti dhe të Fakultetit Ekonomik, ndërsa të ftuar ishin përfaqësues të bizneseve në rajonin e Korçës. Në fjalën e hapjes prof. as. dr. Aida Gabeta përshëndeti të pranishmit, duke i ftuar ata të bëhen pjesë aktive e takimit me diskutimet, idetë dhe pyetjet e tyre. Drejtuesit e bizneseve ndanë me të pranishmit përvojat e tyre të të bërit biznes, si dhe iu përgjigjën interesit të studentëve, të cilët bënë pyetje të ndryshme në lidhje me sipërmarrjen dhe me vështirësitë që mund të hasen gjatë punës për hapjen dhe zhvillimin e një biznesi të ri. Kjo tryezë e rrumbullakët ishte “shtylla” e parë e kësaj nisme, e cila do të pasohet nga vizitat në biznese të ndryshme që operojnë në rajonin e Korçës dhe së treti do të jetë konkursi i studentëve për ide të ndryshme biznesi.
DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT NDËRMERR NISMËN “JAVA E SIPËRMARRJES” E CILA KA PËR QËLLIM AFRIMIN E TEORISË SË AUDITORIT ME BOTËN REALE TË PRAKTIKËS
Previous Post
NJË DELEGACION I PËRBËRË NGA DREJTUES DHE PËRFAQËSUES TË DISA PREJ UNIVERSITETEVE MË TË NJOHURA NË BULLGARI VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, I PRANISHËM NË TAKIMET E ZHVILLUARA ISHTE EDHE AMBASADORI BULLGAR NË TIRANË, MOMTCHIL RAYTCHEVSKI
Next Post
REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, PROF. DR. DHIMITRI BELLO ZHVILLOI NJË TAKIM ME KËSHILLIN STUDENTOR, KU U DISKUTUA PËR NJË SËRË ÇËSHTJESH QË KANË TË BËJNË ME MBARËVAJTJEN E PUNËS SË KËTIJ KËSHILLI.