
Departamenti i Historisë dhe i Gjeografisë, Universiteti “Fan S. Noli”, organizon workshopin me temë “Mësimdhënia e historisë dhe e gjeografisë: Sfidat e sotme dhe drejtimet e së ardhmes”, me pjesëmarrjen e mësuesve të profilit të Historisë dhe Gjeografisë në arsimin parauniversitar (mësuesit e gjimnazeve dhe shkollave nëntëvjeçare) në qarkun e Korçës.
Workshopi do të zhvillohet në dt. 4 prill 2025, ora 14:00 në mjediset e Bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë.