BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL, KONKRETIZIMI DHE ZGJERIMI I TIJ ISHIN NË FOKUS TË TAKIMIT QË SEKTORI I KARRIERËS DHE ALUMNIT ZHVILLOI ME DREJTUESIN E KOMPANISË “FIX PRO”

Në datën 13 mars 2024 stafi i sektorit të Karrierës dhe Alumnit, Universiteti “Fan S. Noli” u prit në takim nga drejtuesi i Kompanisë “Fix Pro” në qytetn e Korçës, z. Nesti Tarusha.

Kjo kompani prej vitesh vijon të jetë e angazhuar për bashkëpunim duke u bërë pjesë e takimeve, bisedave apo tryezave të ndryshme të organizuara nga UNIKO me biznesin, që operon në rajonin tonë.

Edhe qëllimi i këtij takimi të stafit tonë të përfaqësuar nga dr. Romeo Terolli, përgjegjës i Sektorit të Karrierës dhe Alumnit, msc. Sara Dita, specialiste e Karrierës dhe msc. Xhuliana Sadikaj, specialiste e Alumnit ishte bashkëpunimi me biznesin në kuadër të praktikave profesionale të studentëve, punësimi i tyre etj.

Ata i shprehën z. Tarusha falënderimet në emër të Universitetit për angazhimin e kompanisë “Fix Pro” si në veprimtaritë e organizuara, ashtu dhe për pjesëmarrjen e tij në dy Borde Këshillimore të Fakulteteve të UNIKO, ndërsa u ndalën edhe në bashkëpunimin në kuadër të Panairit të Karrierës, në praktikat e studentëve, u krye identifikimi i studentëve Alumni të punësuar në këtë kompani etj.

Në fund të takimit, z. Anesti Tarusha shprehu edhe një herë gatishmërinë për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Previous Post
BASHKËPUNIMI-DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA DHE ALEANCA FRANCEZE, KORÇË TAKIM LETRAR NË KUADËR TË PRANVERËS FRANKOFONE
Next Post
Info Day për Rajonin Juglindor të Shqipërisë – Mundësi për inovacion dhe për zhvillim