Ftojmë studentët, studiuesit, stafet akademike, si dhe kërkuesit shkencorë të kontribuojnë me punimet e tyre në numrat vijues të revistës

Redaksia e Buletinit Shkencor ju njofton se vazhdon të qëndrojë e hapur thirrja për publikim të artikujve shkencorë në revistën shkencore të Universitetit “Fan S. Noli”, Buletini Shkencor, 2026 në 2 numrat e tij: përkatësisht në nr. 39, Seria e Shkencave Shoqërore dhe në nr. 40, Seria e Shkencave të Zbatuara. Kjo revistë është e indeksuar dhe e regjistruar me ISSN për të dy formatet e publikimit: elektronik (e-ISSN 3080-0447) dhe të shtypur (p-ISSN 2078-7111 ).

Ftojmë studentët, studiuesit, stafet akademike, si dhe kërkuesit shkencorë të kontribuojnë me punimet e tyre në numrat vijues të revistës, duke pasuruar më tej dialogun shkencor dhe kërkimin akademik.
Për më tepër vizitoni linkun: https://unkorce.edu.al/archive/buletinishkencor/ .

Punë të mbarë!

Postimi i Mëparshëm
STUDENTI I FAKULTETIT TË EKONOMISË, JURGEST MALUSHI, ENTUZIAST PËR PËRVOJËN E TIJ DISAMUJORE NË BELGJIKË, NË NJË MOBILITET STUDIMOR SEMESTRAL
Postimi Pasues
NJË SUKSES QË VAZHDON- ALUMNI YNË XHULJA ZENUNLLARI, SOT PJESË E STAFIT TË UNIKO