URIME FITUESVE DHE PËRGËZIME ORGANIZATORËVE PËR MBARËVAJTJEN E POROCESIT ZGJEDHOR PËRCOLLI REKTORI NË TAKIMIN ME PËRFAQËSUES TË KËSHILLIT STUDENTOR TË UNIKO

Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohëshme për president të Këshillit Studentor dhe kryetar të FSHNH të zhvilluara në datën 8 prill 2026 në një klimë të qetë, të rregullt dhe plotësisht demokratike, Rektori i Universitetit “Fan s. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi priti në takim një përfaqësi të Këshillit Studentor, të kryesur nga presidenti i zgjedhur Ledjon Bajraktari.

Rektori përgëzoi studentët fitues për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke vlerësuar edhe organizimin e procesit zgjedhor si një shembull pozitiv i përfaqësimit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën universitare.

Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e rolit të Këshillit Studentor si një urë lidhëse mes studentëve dhe Universitetit, duke i siguruar se studentët do të kenë gjithmonë mbështetjen e Universitetit  në çdo nismë dhe ide që kontribuon në përmirësimin e jetës universitare, duke i inkurajuar ata të jenë aktivë, bashkëpunues dhe vizionarë.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëbisedimi të hapur, duke vendosur bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe produktiv në vijim.

Këshilli Studentor i Universitetit “Fan S. Noli” drejtohet nga:

Ledjon Bajraktari– President, KS

Elefteria Ameda- Sekretare e Përgjithshme, KS

Ina Bala-              Kryetar, FE

Rafaela Mulla-     Kryetar, FSHNH

Sara Maçolli-       Kryetar, FEF

Joana Çobaj-       Kryetar, FB

Postimi i Mëparshëm
STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS ZHVILLUAN NJË VIZITË STUDIMORE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right