Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohëshme për president të Këshillit Studentor dhe kryetar të FSHNH të zhvilluara në datën 8 prill 2026 në një klimë të qetë, të rregullt dhe plotësisht demokratike, Rektori i Universitetit “Fan s. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi priti në takim një përfaqësi të Këshillit Studentor, të kryesur nga presidenti i zgjedhur Ledjon Bajraktari.
Rektori përgëzoi studentët fitues për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke vlerësuar edhe organizimin e procesit zgjedhor si një shembull pozitiv i përfaqësimit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën universitare.
Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e rolit të Këshillit Studentor si një urë lidhëse mes studentëve dhe Universitetit, duke i siguruar se studentët do të kenë gjithmonë mbështetjen e Universitetit në çdo nismë dhe ide që kontribuon në përmirësimin e jetës universitare, duke i inkurajuar ata të jenë aktivë, bashkëpunues dhe vizionarë.
Takimi u zhvillua në një frymë bashkëbisedimi të hapur, duke vendosur bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe produktiv në vijim.
Këshilli Studentor i Universitetit “Fan S. Noli” drejtohet nga:
Ledjon Bajraktari– President, KS
Elefteria Ameda- Sekretare e Përgjithshme, KS
Ina Bala- Kryetar, FE
Rafaela Mulla- Kryetar, FSHNH
Sara Maçolli- Kryetar, FEF
Joana Çobaj- Kryetar, FB














