UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MERR PJESË SI PARTNER NË TAKIMIN HAPËS TË PROJEKTIT “BLENDED EDUCATION IN WESTERN BALKANS UNIVERSITIES”, BEWBU

Në datën 29 janar 2025 në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës në prani të përfaqësuesve nga të gjitha universitetet partnere, mes tyre edhe Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua takimi hapës në kuadër të projektit Erasmus+ “Blended Education in Western Balkans Universities”, BEWBU (Mësimdhënia e Kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimor).

Projekti BEWBU synon të rrisë aftësitë e mësimdhënësve, si dhe të përmirësojë kompetencat pedagogjike të arsimit të lartë përmes integrimit të mësimit të kombinuar në kurrikulat univeristare të Ballkanit Perëndimor. Fokusi është zhvillimi i kapacitetit pedagogjik dhe dixhital në arsimin e lartë përmes integrimit të Arsimit të Lartë në programet arsimore të IAL-ve të Ballkanit Perëndimor, si një domosdoshmëri për mësuesit e ardhshëm të Epokës Dixhitale dhe angazhimin e tyre në tregun rajonal dhe evropian të punës.

Zbatimi i praktikës pedagogjike në programet mësimore të partnerëve të Ballkanit Perëndimor ndikon drejtpërdrejt në sistemin arsimor parauniversitar, duke përgatitur studentët/mësuesit e së ardhmes me aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar qasjen e të nxënit të përzier (BL) dhe të mësimdhënies së përzier (BT) në profesionin e tyre.

Takimin e përshëndetën prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, rektor i UAMD; prof. i asociuar dr. Gunnar Peterson, përfaqësues i Partnerëve të BE-së; prof. dr. Tamara Pribisev Beleslin, përfaqësuese e Partnerëve të WB-së. Njëkohësisht falënderime u përcollën edhe për përfaqësuesit e institucioneve partnere, të cilët prezantuan paketat e tyre të punës dhe planet e veprimit.

 

Postimi i Mëparshëm
Njoftim për studentët
Postimi Pasues
U SHFAQ NË UNIKO PREMIERA E DOKUMENTARIT “VAKËFET E KORÇËS”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right