Hapet thirrja për bursa postdoktorale MSCA në Universitetin e Sorbonës, Francë

Aleanca e Universitetit të Sorbonnës në Paris ka hapur thirrjen për aplikime në kuadër të Programit të Bursave Postdoktorale Marie Sklodowska-Curie (MSCA-PF), pjesë e programit Horizon Europe Research & Innovation, me financim të Komisionit Evropian.

MSCA-PF synon të mbështesë mobilitetin ndërkombëtar të studiuesve të rinj me ambicie për të çuar përpara kërkimet në fusha themelore ose të aplikuara duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe ndërsektorial. Kandidatët postdoktoralë pritet të përgatisin një projekt në bashkëpunim me një mbikqyrës brenda njësive kërkimore në Universitetin e Sorbonnës ose anëtarëve/partnerëve të aleancës.

Për vitin 2025, ofrohen mbi 180 tema kërkimi nga më shumë se 170 mbikqyrës, të cilët janë në kërkim të kandidatëve të kualifikuar postdoktoralë.

Si të aplikoni për thirrjen MSCA-PF në Aleancën e Universitetit të Sorbonës?

  1. Kandidatët duhet të zgjedhin një mbikëqyrës në një institucion pritës nga lista e paneleve.
  2. Ata duhet të plotësojnë format e aplikimit dhe t’i dërgojnë si skedarë PDF në adresën e emailit msca-pf@sorbonne-universite.frpërpara datës 15 maj 2025.

Format e aplikimit:

  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Deklaratë e përshtatshmërisë.
    1. Fillimisht do të verifikohet përshtatshmëria e aplikimit të kandidatëve dhe më pas ai do t’ju dërgohet mbikëqyrësve.
    2. Mbikëqyrësit do të përzgjedhin një kandidat për secilin propozim projekti bazuar në CV-në dhe motivimin e tyre.
    3. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Universiteti i Sorbonës dhe do të ftohen në MSCA Master Class më 17-18 qershor.

Fushat e zhvillimit të projekteve postdoktorale, janë:

  • Kimi;
  • Shkenca e informacionit dhe inxhinieria;
  • Shkencat mjedisore dhe të tokës;
  • Shkencat e jetës;
  • Matematika;
  • Fizika;
  • Shkencat sociale dhe humane.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Kërkuesit duhet të kenë titullin “doktor” ose ta kenë mbrojtur doktoraturën me sukses para afatit të aplikimit.
  • Duhet të kenë deri në 8 vite përvojë kërkimore (me kohë të plotë) pas marrjes së doktoraturës së parë.
  • Duhet të përmbushin rregullin e mobilitetit: të mos kenë qëndruar ose kryer aktivitetin kryesor (punë, studime, etj.) në vendin e përfituesit (Paris, Francë) për më shumë se 12 muaj 36 muaj para afatit të thirrjes.

Programi është i hapur për aplikantët e çdo kombësie. Çdo aplikant duhet të dorëzojë vetëm një propozim. Aplikantët, të cilët kanë aplikuar në të njëjtën thirrje në vitin 2024 por kanë marrë një vlerësim poshtë 70% nuk lejohet të aplikojnë në vitin 2025.

Aplikantët e përzgjedhur dhe mbikqyrësit e tyre do të shkruajnë një propozim të përbashkët në fushën e projektit, i cili do të dërgohet në thirrjen: Horizon Europe MSCA Postdoctoral Fellowship Call (Postdoctoral Fellowships – Marie Skłodowska-Curie Actions). Propozimi do të vlerësohet nga ekspertët e Komisionit Evropian bazuar në kritere, si: ekselenca, impakti, cilësia dhe efiçenca e zbatimit.

Nëse rezulton fitues, propozimi do të financohet nga Komisioni Evropian për periudhën 2026-2027 përmes Universitetit të Sorbonnës ose njërit prej institucioneve anëtare/partnere të aleancës. Kërkuesi do të punësohet dhe do t’i sigurohen fonde për kërkim, logjistikë si dhe çdo facilitet i nevojshëm për të zbatuar projektin me sukses.

Afati i aplikimit:

Studiuesit e interesuar ftohen të konsultojnë temat e propozuara të kërkimit dhe të përfundojnë procesin e aplikimit deri më datë 15 maj 2025.

Lidhja për aplikim:

Informacione të mëtejshme mbi listën e mbikqyrësve, temat e propozuara nga Aleanca e Universitetit të Sorbonnës si dhe aplikimin në tërësi, i gjeni në këtë lidhje: MSCA Postdoctoral Fellowships at Sorbonne University – 2025 | Sorbonne Université| Sorbonne université.

Për çdo pyetje, mund të kontaktoni: msca-pf@sorbonne-universite.fr.

Ju faleminderit!

Previous Post
“TË NJOHIM FUSHËN E PRONËSISË INDUSTRIALE DHE TË DREJTAT QË BUROJNË NGA REGJISTRIMI I OBJEKTEVE TË SAJ”-LEKSION I HAPUR ME STUDNETË TË FE
Next Post
STUDENTËT E UNIKO MORËN PJESË NË SHKËMBIMIN RINOR: “UNLEASH CULTURE” NË SARDINIA, ITALI NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT ME BALKAN YOUTH ACTIVISM