PROJEKTI INSTITUCIONAL “STUDIMI I PERCEPTIMIT TË GRUPEVE TË NDRYSHME TË INTERESIT MBI MBROJTJEN CIVILE NDAJ FATKEQËSIVE NATYRORE DHE NEVOJA PËR ÇELJEN E NJË PROGRAMI MASTER PRANË UNIKO” U PREZANTUA NË DEPARTAMENTIN E HISTORI-GJEOGRAFISË

Në datën 21 mars 2025 në mjediset e Bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u prezantua projekti institucional me titull “Studimi i perceptimit të grupeve të ndryshme të interesit mbi mbrojtjen civile ndaj fatkeqësive natyrore dhe nevoja për çeljen e një programi Master pranë UNIKO”, (Rast studimi: Qarku Korçë).

Projekti u prezantua në departamentin e Histori- Gjeografisë dhe ka si qëllim studimin e tregut për të vlerësuar nevojën për çeljen e një programi Master në mbrojtjen civile ndaj fatkeqësitë natyrore, pranë Universitetit “Fan S. Noli”.

Koordinatorja e projektit, dr. Ermira Jashiku theksoi rëndësinë e studimit të tregut para çeljes së programeve të studimit.

Sipas saj një rol të rëndësishëm gjatë zbatimit të projektit do të ketë informimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit mbi mbrojtjen civile në raste fatkeqësish.

Gjithashtu, angazhimi i studentëve në projektet kërkimore është shumë i rëndësishëm për departamentin e Histori-Gjeografisë.

 

 

Previous Post
NË DEPARTAMENIN E MENAXHIMIT U PREZANTUA PROJEKTI “VLERËSIMI I AFTËSIVE DIGJITALE TË STUDENTËVE TË UNIKO SI DOMOSDOSHMËRI NË PËRBALLIMIN EFEKTIV TË SFIDAVE NË EPOKËN E TRASFORMIMEVE DIGJITALE” I FINANCUAR NGA TË ARDHURAT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”