Université Savoie Mont Blanc në Francë ka hapur thirrjen për mobilitet studentësh për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026 (shtator-dhjetor/janar) ose për vitin e plotë akademik (shtator-maj/qershor).
Përzgjedhja e kandidatëve kryhet nga Universiteti “Fan S. Noli”, i cili orienton edhe hapat e mëtejshëm të aplikimit, në bashkëpunim me universitetin pritës.
Dokumentet e nevojshme janë:
- Dëshmi e gjuhës angleze ose franceze (niveli minimal B2);
- Forma e aplikimit online, e plotësuar në bashkëpunim me Zyrën e Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare.
Semestret ndërkombëtare, që ofron universiteti pritës në gjuhën angleze, përfshijnë fushat e mëposhtme:
- Management (semestri 1)
- International Industrial and Business Management (semestri 1)
- Earth Sciences (semestri 2)
- International Tourism Management (semestri 2)
Gjithashtu, ky universitet ofron më shumë mundësi përfshirjeje të studentëve në programe studimi të tre cikleve në gjuhën franceze: guide-general-des-formations-usmb.pdf.
Informacion më i detajuar lidhur me ofertën akademike të Université Savoie Mont Blanc gjendet në këtë lidhje: USMB INFORMATION SHEET FOR ACADEMIC YEAR 2025-2026.
Data 30 mars 2025 është afati i fundit për dërgimin e dokumentacionit.
Më shumë informacion në lidhje me thirrjen mund të gjeni në lidhjen: Exchange program – Université Savoie Mont Blanc – academics – Research.
Për të shprehur interesin tuaj për këtë mobilitet mund të paraqiteni në Zyrën e Projekteve, Trajnimit Shkencor, dhe Shërbimeve Terciare pranë Rektoratit, kati i dytë. Gjithashtu, mund të na drejtoheni në adresën e email-it: tkita@unkorce.edu.al.
Ju mirëpresim!