6 tetor 2024- Më shumë njohuri dhe praktika mbi kalimin digjital gjithëpërfshirës u ndanë gjatë një webinari të rëndësishëm të organizuar në kuadër të projektit HAWKING Erasmus+.
Kjo veprimtari bashkoi ekipet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për diskutim dhe ndarjen e praktikave më të mira në këtë fushë.
43 pjesëmarrës nga tre vendet morën pjesë në këtë trajnim, duke përfituar nga njohuri të reja mbi mënyrat e përmirësimit të aksesit në arsimin e lartë për studentët me aftësi të kufizuara.
Së bashku vazhdojmë të ndjekim progresin e këtij projekti, duke adresuar sfidat dhe duke përmbushur misionin e tij për barazi, mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje në arsimin e lartë.
Në takim u shprehën falënderime për të gjithë pjesëmarrësit, për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë nismë të rëndësishme.