NJOFTIM PËR KATËR VENDE TË LIRË PUNE NË NDËRMARRJEN E SHËRBIMEVE PUBLIKE NË BASHKINË KORÇË

Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendeve vakante në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, si më poshtë:

  • 1 (një) Përgjegjës sektori (inxhinier) në Sektorin e mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve, kategoria III.3.
  • 1 (një) Përgjegjës sektori (inxhinier mekanik) në Sektorin mekanik, transportit dhe mirëmbajtjes, kategoria III.3.
  • 1 (një) Përgjegjës sektori (inxhinier) në Sektorin e rrugëve rurale, kategoria III.3.
  • 1 (një) Përgjegjës i degës teknike (inxhinier), në Sektorin e ujitjes dhe kullimit, kategoria III.3.

Afati për dorëzimin e dokumentave: 6.2.2025

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave do të bëhet pranë njësisë së Burimeve Njerëzore, Bashkia Korçë ose nëpërmjet shërbimit postar.

Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit, dokumentat dhe procesin e konkurrimit klikoni këtu.

 

Previous Post
“TË RUAJMË PARKUN KOMBËTAR TË PRESPËS PËR NJË TË ARDHME TË PËRBASHKËT”-LEKSION I HAPUR NË FSHNH NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË LIGATINAVE
Next Post
Njoftim për studentët