19 dhjetor 2024- Panairi i Zhvillim-Punësimit Rinor kishte si qëllimi informimin e të rinjve për hapësirat që mund t’u ofrohen për shërbime rinore dhe për në tregun e punës, si: kurse, trajnime, praktika mësimore apo pune, apo informimi për një vend pune.
Me pjesëmarrjen e bashkive Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll panairi bëri bashkë institucionet, shoqërinë civile dhe sektorin e biznesit, për të prezantuar mundësitë e tyre për të rinjtë, nxënës dhe studentë.
Specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, UNIKO, dr. Romeo Terolli ky panair është një mundësi e mirë për të krijuar lidhje me profesionistë nga shoqëria civile, institucionet dhe biznesi, për të eksploruar mundësitë e karrierës dhe për të ndërtuar një rrjet të fortë komunikimi. Për studentët panairi krijon mundësi për afrimin e tyre me tregun e punës, për intershipe etj., duke ndarë ide me profesionistë të fushave të tyre të interesit.
UNIKO me stendën e tij promovoi sot në këtë panair ofertën akademike dhe veprimtarinë e tij nëpërmjet, broshurave, fletë- palosjeve, revistave etj..
Përfaqësues të UNIKO biseduan me maturantët e rajonit të Korçës, duke i informuar për programet e studimit, veprimtaritë e Universitetit, mundësitë për moblilitete, kriteret e pranimit dhe tarifat etj.