EKSPOZITË MEDIATIKE ME PRODUKTE MULTIMEDIALE TË KRIJUARA NGA VETË STUDENTËT ME TEMË “STUDENTËT NË VEPRIM-NJOHURITË MBI EAML-N NË ZBATIM”

Në datën 13 dhjetor 2024 në kuadër të nismës “Njohuritë për Edukimin mbi Median në Universitete-Nga pilotimi në zbatim”, të ndërmarrë nga IShM në bashkëpunim me 10 universitete, sot u zhvillua ekspozita mediatike “studentët në veprim-njohuritë mbi EamI-n në zbatim” me produkte multimediale të krijuara nga vetë studentët.

Pas trajnimeve të vazhdueshme mbi mënyren se si duhen vlerësuar përmbajtjet mediatike dhe se si teknologjia mund të përdoret si sherbim në zgjidhjen e projekteve mësimore, si mundësi marketimi digjital apo si një hap profesional në fushën e gazetarisë, studentë të programeve të ndryshme të studimit sollën 13 produkte multimediale të larmishme si nga tipologjia e përmbajtjes, ashtu dhe nga mënyra dhe mjetet e realizimit.

Në këtë veprimtari përshëndetën prof. as. dr. Anyla Saraçi si drejtuese e projektit, dr. Aida Mosko, zëvendësrektore për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Rrapo Zguri pedagog në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në UT.

Në mbyllje të veprimtarisë u shpërndane tri çmime, Çmimi I u dha për Erika Lubonja dhe Klea Bami, studente të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze” me projektin “Hamleti: një dramë e kthyer në ekspozite”, Çmimi II për Ilda dhe Dea Ektori, përkatësisht studente në programin “Master” në “Mësues për gjuhën shqipe dhe letërsi” dhe Bachelor në “Biokimi” me videoklipin “Dashuria në shkencë dhe letërsi” dhe me Çmim III Irena Stërgu studente në programin Master në “Matematikë” me krijimin e ëeb-site “Copëza matematike” një video prezantuese e funksionimit të tij.

Në takim u theksua se kjo veprimtari do të shërbejë si nxitje edhe për studentët e tjerë që të përfshihen në projekte të tilla.

Previous Post
BASHKËPUNIMI ME INSTITUTE KËRKIMORE DHE UNIVERSITETE PARTNERE NË GJERMANI ISHIN NË QENDËR TË TAKIMIT QË SEKRETARI I PARË I AMBASADËS GJERMANE NË TIRANË, DREJTUES I BASHKËPUNIMIT PËR ZHVILLIM, Z. IVEN SCHAD ZHVILLOI ME DREJTUES TË UNIKO DHE FB
Next Post
PËRMBYLLET FAZA E MBLEDHJES SË TË DHËNAVE TË PROJEKTIT “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE” I FINANCUAR NGA AGJENCIA KOMBËTARE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT DHE I ZBATUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”