ORË TË HAPURA, TRAJNIME E VEPRIMTARI TË TJERA SHKËMBIMI NËRKULTURORE ISHIN PJESË E AXHENDËS SË TRE STUDENTËVE NGA UNIVERSITETI I BANJA LUKES, BOSNJE-HERZEGOVINE GJATË VIZITËS NË UNIKO

Dhjetor 2024-Tre studentë nga Universiteti i Banja Lukes, Bosnje-Herzegovine, Sanja Dujakovic, Andrej Seva dhe Milica Dukic ishin pjese e axhendës SIC MINI_PLACEMENT të Projektit Erasmus+ SMART, në Universitetin “Fan S. Noli”.

Në këtë kuadër, ata u integruan në orë mësimore të hapura, organizuar nga prof. as. dr. Ledina Alolli dhe dr. Iva Pendavinji, me temë: “Brand Design Stretegies in the Digital Ëorld Market”.

Leksioni u fokusua në përdorimin e mjeteve TIK te SMART INNOVATION CENTER, të ngritur tashmë në UNIKO.

Studentët gjithashtu u trajnuan mbi marketingun dixhital dhe format më praktike të përdorimit të tij në treg, pranë Korce INNOVATION HUB.

Gjithashtu, gjatë vizitës në qytetin e Korçës ata patën mundësinë të vizitonin Korce City Hub, Galerinë e Artit Dixhital, Kompaninë “Një ose Zero” takime në të cilat përftuan njohuri mbi përzgjedhjen dhe zbatimin e ideve inovative në biznes.

Studentët nga Banja Luka u shoqëruan nga studentë të Fakultetit të Ekonomisë edhe në veprimtari që përfshinin njohjen dhe shkëmbimin kulturor mes dy vendeve.

Previous Post
PËRMBYLLET FAZA E MBLEDHJES SË TË DHËNAVE TË PROJEKTIT “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE” I FINANCUAR NGA AGJENCIA KOMBËTARE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT DHE I ZBATUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”
Next Post
PEDAGOGË, STUDENTË E MËSUES TË GJUHËS ANGLEZE U BËNË PJESË E KONFERENCËS RAJONALE ELTA ALBANIA “PERSPEKTIVA TË PËRDORIMIT TË TIK NË MËSIMDHËNIEN E GJUHËNS ANGLEZE”