Në datën 12 dhjetor në mjediset e bibliotekës “Kongresi i Manastirit”, FEF u zhvillua një leksion i hapur me temë: “Stigmatizimi si dukuri psikologjike dhe ndikimi i tij në shoqëri”, e ftuar prof. as. dr. Denis Celcima, Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë, Kosovë.
Ky leksion vjen në kuadër të veprimtarive të projektit “STI(G)MA – Studim Krahasues i Stigmatizimit në Diskursin Mediatik në Gjuhën Shqipe dhe Angleze nëpërmjet Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit”, miratuar si projekt fitues i Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për vitin 2024, me Koordinatore prof. as. dr. Eriola Qafzezi.
Të pranishëm ishin staf akademik dhe studentë, si dhe të ftuar të tjerë, UNIKO.