Në datën 10 dhjetor 2024 kandidatja, dr. Eljona Tasho (Milo), pedagoge në Universitetin “Fan S. Noli”, aktualisht zëvendësdekane e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane mori vlerësim pozitiv për fitimin e titullit akademik “Profesor i Asociuar” nga juria me kryetar prof. dr. Shkëlqim Kuka dhe antarë prof. dr. Lorenc Ekonomi, prof. dr. Akli Fundo, prof. dr. Kostaq Hila, dhe prof. dr. Thoma Mitre pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Dr. Eljona Milo, alumni i Universitetit “Fan S. Noli”, pasi mbaroi studimet e larta në degën “Matematikë”, Universteti “Fan S. Noli”, mbrojti doktoraturën në programin e studimit: “Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, departamenti i Matematikës së Aplikuar me temë “Vlerat e humbura me metodat e rizgjedhjes” në vitin 2019.