Në datën 6 dhjetor 2024 rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko dhe zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo pritën në takim Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, z. Nikolaos Yotopoulos dhe Koordinatorin e Arsimin për Shqipërinë pranë kësaj Konsullate, z. Georgios Mpestias.
Konsulli Yotopoulos shprehu falënderimet e tij për pritjen duke vlerësuar dëshirën e përbashkët për bashkëpunim.
Më pas, Rektori bëri një prezantim të përgjithshëm të veprimtarisë që zhvillon UNIKO, duke përfshirë edhe objektivat e proritet në vijim, ndërsa kërkoi që bashkëpunimi i nisur me universitetet greke të zgjerohet dhe konkretizohet edhe më tej.
Palët u shprehën të gatshme për të bashkëpunuar si në kuadër veprimtarish të përbashkëta, mobilitete të stafit e studentëve, në programe e projekte të përbashkëta etj.