Aktiviteti synon nxitjen dhe mbështetjen e ideve-risi nga të rinjtë në lidhje me lehtësimin e koordinimit dixhital mes universitetit, studenteve/alumni dhe institucioneve/kompanive/ organizatave që veprojnë në rajon. Qëllimi është që të rinjtë të sjellin ide mbi mënyrën se si ky bashkëkoordinim, të realizohet falë teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, të ketë akses të hapur dhe të jetë lehtësisht i përditësueshëm.
Studentët dhe pedagaogët e interesuar nga fushat e informatikes së biznesit, teknologjisë së informacionit, marketingut, turizmit dhe administrimit të politikave sociale, janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar Formularin bashkëngjitur.
Afati i dorëzimi: 10 dhjetor 2024
Vendi: Qendra e Karrierës dhe Alumni, Godina e Rektoratit, Kati II.