FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE U PËRCOLLËN NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT, FEF NË NJË VEPRIMTARI TË ORGANIZUAR PËR STUDENTËT DHE STAFIN AKADEMIK QË I SHOQËROI GJATË PJESËMARRJES SË TYRE NË KAMPIONATIN E 9-TË NDËRUNIVERSITAR BOTËROR QË U ZHVILLUA NË ROMË, ITALI

Në datën 21 nëntor 2024 takimin e hapi përgjegjësja e departamentit, dr. Albina Pajo, e cila falënderoi studentët dhe stafin akademik për arritjet dhe trofetë e meritur në Kampionat e 9-të Ndëruniversitar Botëror që u zhvillua në Romë, Itali. Më pas, ajo u ndal edhe në të tjera përfaqësime mjaft dinjitoze të studentëve tanë në kompeticione kombëtare e ndërkombëtare, të cilat sot kanë bërë krenarë jo vetëm Univeristetin “Fan S. Noli” dhe qytetin tonë, por gjithë Shqipërinë.

Vlerësime dhe përgëzime për këtë pjesëmarrje të shkëlqyer u përcollën edhe nga atletja e mirënjohur shqiptare, rekordmenia me famë botërore, Luiza Gega, si dhe presidenti i Federatës së Atletikës Shqiptre, z., Taulant Stërmasi, që nderuan këtë takim.

Rekordmenia Luiza Gega ndau me studentët një pjesë të jetës dhe karrierës së saj sportive, duke i inkurajuar ata se, nëse punojnë fort, me pasion e këmbëngulje, me përkushtim e dashuri për sportin rezultatet do të jenë gjithmonë të shkëlqyera.

Falënderime për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme u përcollën gjatë takimit edhe për Shoqatën Sportive të Universitetit “Fan S. Noli”, për Federatën Shqiptare të Sportit Univerisitar, për Federatën e Atletikës Shqiptre që gjithashtu kanë qenë një mbështetje dhe shtysë për këto pjesëmarrje të studentëve tanë në kompeticione me të tilla përmasa.

Gjatë veprimtarisë u shfaqën edhe disa videomontazhe të përgatitura nga vetë studentët, me momente gjatë pjesëmarrjeve të tyre në këto kompeticione duke sjellë emocionet e garave.

Ekipi i atletikës, i cili u vlerësua me 2 Medalje të Arta dhe 1 Medalje Argjendi në 6 garat e përgjithshme të atletikës, shumë urime edhe njëherë studentëve: Julian Vila, Stivi Kërëku, Erkian Mançi, Danjel Ndoj, Milen Caco, Elisa Myrtollari, Livja Topi, Uibi Ahmet, Relaksa Dauti, Redia Dauti dhe stafi: Mariela Burda, Gjergji Burda, Julian Shishi, Arjan Kostani.

 

 

Previous Post
NJOFTIM PËR 4 VENDE TË LIRA PUNE NË BASHKINË POGRADEC
Next Post
NISMA PËR MBËSHTETJEN E START UP-VE PËRMES FINANCIMEVE DIREKTE NGA PALËT E TRETA U PREZANTUA PËR STUDENTË TË UNIKO NË KUADËR TË DITËS SË SIPËRMARRJES