U ZHVILLUA WORKSHOPI “MANUAL ON DIGITAL TRANSFORMATION CHALLENGE (DTC)” NË KUADËR TË U2SID PROJECT, NË TË CILIN UNIKO ËSHTË PARTNER

Në datën 3 nëntor 2024 në kuadër të U2SID Project, në të cilin UNIKO është partner, përfaqësues të universitetit tonë morën pjesë në workshop-in “Manual on Digital Transformation Challenge (DTC)” të organizuar nga Fakulteti i Filozofisë në Universitetin e Malit të Zi.
Përmes këtij projekti po punohet për të fuqizuar universitetet si katalizator në përparimin e shoqërisë. Duke shfrytëzuar inovacionin dixhital, partnerët synojnë të trajtojnë sfidat e ndryshme dhe të nxitin një transformim gjithëpërfshirës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Manuali DTC do të shërbejë si një udhëzues thelbësor, duke i pajisur studentët dhe stafin akademik me mjetet e duhura për të ofruar zgjidhje optimale që do të ndihmojnë në bashkëpunimin me palë të treta, duke përfshirë biznese të rajonit tonë, organe politikëbërëse dhe organizata të shoqërisë civile.
EKIPI i projektit U2SID:
  • Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
  • Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO
  • UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPERISË
  • Scidev
  • CCIS
  • Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit
  • Universiteti i Malit të Zi
  • Universiteti i Beogradit, Fakulteti i Shkencave Organizative
  • Università del Salento
  • U2SID financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Previous Post
VENDIM REKTORATI PËR CAKTIMIN E DATËS 11 NËNTOR SI DATËN E FILLIMIT TË VITIT AKADEMIK PËR VITIN E PARË, MASTER SHKENCOR DHE MASTER PROFESIONAL
Next Post
EKSPERTI TEKNIK NDËRKOMBËTAR, Z. JERÔME LE BARS VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”