Në datën 4 nëntor 2024 në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”, rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo pritën në takim ekspertin teknik ndërkombëtar, z. Jerôme Le Bars me të cilin diskutuan ndër të tjera edhe për rihapjen e Liceut Francez në Korçë.
Në takim ishte e pranishme edhe pedagogia e UNIKO, dr. Fabiola Kadi, drejtore e Aleancës Franceze të Korçës.