BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL-UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË AKADEMINË VERORE: “GJUHA DHE KULTURA BULLGARE”, BLAGOEVGRAD, BULLGARI

Në datat 8-21 korrik 2024, një grup pedagogësh nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” i përbërë nga pedagogët dr. Edlira Xega, dr. Juliana Çyfeku, dr. Marcela Mele dhe dr. Neli Naço së bashku me kolegë të tjerë të universiteteve ballkanike morën pjesë në Akademinë Verore “Gjuha dhe kultura bullgare”, të organizuar nga Fakulteti i Filiologjisë, Universiteti Southwest “Neofit Rilski”, Blagoevgrad, Bullgari.

Në këtë akademi, pjesëmarrësit krahas orëve praktike për mësimin e gjuhës bullgare, zhvilluan edhe leksione e vizita për t`u njohur më tepër me traditat, kulturën dhe historinë bullgare.

Në kuadër të bashkëpunimit midis dy universiteteve, pedagogët e UNIKO pjesëmarrës në këtë akademi diskutuan që në akademinë e ardhshme të marrin pjesë edhe studentë. Tashmë në Universitetin tonë është hapur edhe programi i studimit “Gjuhë-letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”, për studentët e të cilit kjo akademi do të ishte shumë e vlefshme.

Previous Post
Hapet thirrja për botim të artikujve shkencorë në nr. 37 të Buletini Shkencor, Universiteti “Fan S. Noli”, Seria e Shkenca të Zbatuara.
Next Post
DR. VIRGIL STEFAN NITULESCU, DREJTUES I MUZEUT KOMBËTAR TË FSHATARIT RUMUN VIZITOI UNIKO, KU ZHVILLOI NJË TAKIM EDHE ME DREJTUES TË INSTITUCIONIT