Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“IMPAKTI I DIXHITALIZIMIT NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË RAJONIT TË KORÇËS”- TRYEZË E RRUMBULLAKËT E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I “MARKETING-TURIZM-IT” ME STUDENTË DHE PËRFAQËSUES TË BIZNESEVE QË PUNOJNË NË KËTË FUSHË  

Në datën 7 qershor 2024 departamenti “Marketing-Turizëm” zhvilloi tryezën e rrumbullakët me temë: “Impakti i Dixhitalizimit në Zhvillimin e Qëndrueshëm të Rajonit të Korçës”.

Të pranishëm në këtë tryezë janë pedagogë, studentë, përfaqësues të bizneseve që kanë lidhje me turizmin dhe marketingun digjital, si dhe kryetari i Këshillit të Qarut, Korçë z. Erjon Nexhipi.

Takimin e përshëndeti fillimisht prof. as. dr. Ledina Alolli, e cila theksoi se kjo tryezë diskutimi ka një rëndësi të veçantë për vet rolin thelbësor që  ka marë turizmi kohët e fundit në zhvillimin ekonomik e kulturor të rajonit të Korçës. “Si një rajon i pasur me bukuri natyrore, tradita të mrekullueshme dhe histori të pasur është detyra jonë të promovojmë dhe të zhvollojmë potencialin e tij turistik”.

Ajo gjithashtu shprehu bindjen se diskutimet e kësaj tryeze do të sjellin strategji dhe ide të reja për një zhvillim të qëndrueshëm dhe efektiv të turizmit në këtë zonë të mrekullueshme të Shqipërisë.

Pedagogia e këtij Departamenti, prof. as. dr. Esmeralda Shkira paraqiti fillimisht trended e industrisë, mikpritjes dhe turizmit, digjitalizimin dhe qëndrueshmërinë, ndërkohë që më pas biseda u fokusua në raste konkrete të ecurisë së bizneseve turistike në rajonin tonë, në problematikat e hasura, duke dhënë edhe mendime e ide se si mund të bashkëpunojë Universiteti e konkretisht FE në përgatitjen sa më efektive të studentëve tanë që studiojnë kryesisht në fushën e turizmit e marketingut.

Gjatë takimit studente të këtij programi studimit prezantuan sisteme rezervimi, si: Rate Haëk, Ask2 Travel apo Gassi Holidays, që u vijnë në ndihmë bizneseve turistike në Rajonin e Korçës.

Leave a Reply